E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 11 korrik 1634 Përmbytja Burchardi

Përmbytja Burchardi ishte një stuhi detare që goditi bregun e Detit të Veriut në Frisian e Veriut dhe Dithmarshen në mesnatën mes 11 dhe 12 tetorit 1634. Uji përmbyti digat dhe linjën bregdetare duke shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve (8 mijë deri në 15 mijë të mbytur), ndërkohë që u shkaktuan dëme materiale katastrofike. Shumica e ishullit të Strandit u zhduk, duke formuar ishuj të tjerë që u pagëzuan Nordstrand, Pellworm dhe Halligen. Përmbytja ndodhi në kohë krizash ekonomike. Në vitin 1603 një epidemi që u mori jetën shumë njerëzve kishte përfshirë rajonin. Përmbytja ndodhi gjithashtu gjatë Luftës 30-vjeçare, pjesë e së cilës ishte edhe rajoni Scleswig-Holstein. Përmbytja Burchardi nuk ishte e para as e fundit në vargun e përmbytjeve që goditën bregun e këtij rajoni gjatë këtyre viteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›