E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR njeh si partnere sindikatën e re të minatorëve që do krijohet

TIRANE-Në një projekt-dokument, të publikuar nga kompania koncesionare ACR, shprehet vullneti i austriakëve që të kenë si partner një sindikatë të re dhe jo ato aktuale. Në tekstin e këtij dokumenti theksohet se "memorandumi pushon automatikisht çdo efekt ligjor të tij, me nënshkrimin e kontratës së re kolektive, që do të lidhet midis ACR dhe Sindikatës së Re të Minatorëve të Minierës Bulqizë, që do të krijohet në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi". "ACR pajtohet të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme, duke përfshirë një zyrë për Sindikatën e Re të Minatorëve të Minierës Bulqizë, që do të krijohet sipas përcaktimeve të parapara në këtë memorandum dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë", vijon drafti. Gjykata e Dibrës mori vendimin e ndërmjetëm, ku vendosi pranimin e kërkesës; lejimin e specialistëve që kanë lidhje me marrjen e masave për eliminimin e rreziqeve për jetën dhe shëndetin e minatorëve në minierë, njëkohësisht me nxjerrjen e minatorëve grevistë nga ambientet e minierës së Bulqizës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›