E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikatat rivale-minatoreve: Mos bini pre e interesave politike

TIRANE-Bashkimi i Sindikatave të Pavarura reagoi të premten në lidhje me grevën e urisë të minatorëve të Bulqizës, duke i cilësuar si "meskine dhe jo pro-minatorëve" interesat, nga të cilat udhëhiqet sindikata e minatorëve, në përbërje të Konfederatës Sindikale të Shqipërisë.
"Minatorët të ndërpresin grevën, pasi ajo po bëhet vetëm për interesa politikë të sindikatës që i përfaqëson", - theksoi Gëzim Kalaja, president i BSP-së, në një intervistë për mediat, duke treguar gatishmërinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për të ndihmuar minatorët në gjetjen e një zgjidhjeje të vlefshme për të dyja palët. Deklarata e kreut të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura u bë pas zhvillimeve të fundit në minierën e Bulqizës, kur minatorëve iu është dërguar një memorandum mirëkuptimi nga kompania ACR, që pranon kërkesat e tyre, por kërkon si palë negociatore një sindikatë të ndryshme nga ajo ekzistuese, si dhe kur Gjykata e rrethit gjyqësor Dibër ka kërkuar evakuimin e minatorëve, për shkak të rrezikut të shembjes që paraqet miniera, duke kërcënuar jetën e minatorëve dhe dëmtimin e pronës publike në mënyrë të pariparueshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›