Gjykata e Hages shtyn rigjykimin e pjesshem te Ramush Haradinajt

Gjykata Nderkombetare per Krime Lufte shtyu per te henen rigjykimin e pjesshem te ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve te tij te akuzuar per krime lufte. Te henen para trupit gjykues pritet te dale deshmitari kryesor Shefqet Kabashi i cili akuzohet per shperfillje te gjykates per shkak se kishte refuzuar te deshmoje kunder zotit Haradinaj ne procesin e kaluar gjyqesor kur zoti Haradinaj u shpall i pafajshem.