E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultivonte kanabis në serën e shëpisë, pranga policit

LIBOHOVE-Një punonjës i policisë kufitare të Sopikut, pranë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionion ne Gjirokastër është vënë arrestuar në flagrancë për prodhim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i Pëllumb Isufatit erdhi pas operacionit të koduar ‘Sera”, zhvilluar në fshatin Libohovë dhe zbulimit në bahçen e shtëpisë së tij një serë ku ishin kultivuar rreth 30 rrënjë bimë Kanabis Sativa, të cilat varionin nga 170 centimetra deri në 190 centimetra të larta.
Po në baçen e shtëpisë së policit Isufati në mes të parceles se mbjelle me miser u gjetën të kultivuara edhe disa rrënjë bimë të tjera Kanabis Sativa të cilat varionin nga 190 deri në 230 centimatra të larta.

Në momentin e shkatërrimit të parcelës polici Pëllum Isufati ishte në banesë dhe menjëherë është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga ana e Specialistëve për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë, pezullimi i menjëhershëm nga detyra si dhe kanë nisur proceduart për përjashtim nga Policia e Shtetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›