I zë korenti, humbin jetën dy vëllezër
TEPELENE- Dy vëllezër kanë humbur jetën nga korenti në përpjekje për të nxjerrë ujë me gjenerator nga një pus.
Dy viktimat janë identifikuar si Njazi dhe Xhevit Gogo, 40 dhe 35- vjeç nga një fshat i Tepelenës. Të dhënat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Salari.
Fillimisht mësohet se korenti ka zënë Njazi Gogon, i cili ka rënë në ujë menjëhere, në përpjekje për ta shpëtuar është hedhur edhe i vëllai, i cili ka mbetur gjithashtu viktimë e korentit.
Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur më rrethanat dhe kohën në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë.