E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe pasanikët janë të përgjegjshëm

Lilian Betankur

Kriza ekonomike ka ngërthyer keq botën. Si pasojë e krizës, Bashkimi Europian është future tashmë edhe në një krizë ekzistence. Greqia, Irlanda, Spanja, Portugalia janë në një krizë të thellë, ndërsa së fundi flitet edhe për Italinë.

Por, nëse shkohet me këto ritme, edhe Franca rrezikon që të përfundojë si vendet e mësipërme.

Për këtë arsye, disa prej pasanikëve më të mëdhenj të Francës, njësoj si Uorren Bafet në Shtetet e Bashkuara, i kërkuan qeverisë të rrisë taksat ndaj tyre, për të shmangur defiçitin.

Përmes një letre të hapur, 16 presidentet e kompanive më të mëdha në vend, përfshirë edhe pronaren e LOrealit, Lilian Betonkur, kërkuan të paguajnë një kontribut special me shpirtin e solidaritetit.

Mes emrave të njohur janë; Kristof de Marzheri, i kompanisë së naftës Total, Frederik Udea, i Bankës Societe Zheneral dhe presidenti i kompanisë së fluturimit Air France, Zhan Siril Spineta.

Në letrën e tyre, të publikuar nga Nuvel Observator shkruhej: Ne presidentët dhe krerët e industrisë, sipërmarrës, bankierë dhe qytetarë të pasur kërkojmë që të pasurit të paguajnë një kontribut special. Kur defiçiti i financave publike dhe parashikimet për përkeqësimet e borxhit shtetëror, kërcënojnë të ardhmen e Francës dhe Europës dhe kur qeveria i kërkon gjithëkujt solidaritet, për ne kontributi është i domosdoshëm.

Ata paralajmëruan se kontributi të mos jetë aq i rëndë sa të provokojë eksodin e të pasurve apo të rrisë shmangien nga taksat.

Pas kësaj, qeveria franceze i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së shtresës së pasur të shoqërisë për ti tatuar më shumë, në mënyrë që të përmirësohet deficiti buxhetor.

Masat në fjalë parashikojnë një taksë prej 3 përqindësh për të gjithë personat që kanë të ardhura mbi 500 mijë euro në vit dhe është pjesë e paketës së masave që synojnë uljen e deficitit në 12 miliard euro brenda dy viteve të ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›