E Shtunë, 31 Tetor 2026

AGPK denon sulmin ndaj gazetarit Tvrdisiç

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 16:00

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) me shqetësim ka marrë lajmin se redaktori i Radio Kontakt Plus në Veri të Mitrovicës, Zeljko Tvrdisiç, është sulmuar fizikisht të martën pasdite, në veri të Mitrovicës.

"Kolegu Tvrdisiç ka qenë duke e kryer punën profesionale që për qëllim ka pasur trajtimin e temës që ka të bëjë me heqjen kioskave nga trotuaret. Ai fillimisht është ofenduar e pastaj është rrahur nga një individ i njohur për Policinë e Kosovës", thuhet në një komunikatë të AGPK-së.

AGPK u bënë thirrje organeve të rendit përfshirë misionit të BE-së për sundimin e ligjit EULEX, që të marrin rastin në trajtim të veçantë, dhe të mundësojnë që personi që ka guxuar të sulmojë kolegun Tvrdisiç të dënohet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›