E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj konfirmon gatishmërinë për bashkëqeverisje me PDK-në

Ish kryeministri i Ramush Haradinaj të martën ka vizituar Pejën, qytetin ku partia e tij udhëheq me pushtetin komunal. Në vazhdën e vizitave informuese që po u bën komunave, Haradinaj ka konfirmuar gatishmërinë e tij dhe të partisë që udhëheq për marrje të përgjegjësive përmes bashkëqeverisjes me PDK-në.

Në vizitën e parë pas lirimit nga Haga, ka sjellë edhe lajme të mira për qytetarët pejan ku ka bërë me dije se që nga viti i ardhshëm do të filloj rregullimi i rrugës magjistrale, Pejë Prishtinë, nga Gjergjica deri në Kievë, ndërsa më pas edhe zgjerimi i rrugës në drejtim të Pejës.

Për këtë ai ka thënë se është marrë vesh me partitë e tjera dhe se është gjetur një buxhet. Haradinaj është interesuar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe hapjen e rrugës lidhëse përmes Qakorrit.

Ramush Haradinaj ka thënë para qytetarëve pejan se është i gatshëm për të bërë punë të mira për vendin. Ai është thirrur për bashkim në të mirë të të gjithëve. Ai ka konfirmuar se është i gatshëm të marrë përgjegjësi qeverisëse, siç ka thënë ai, për të mirën e vendit dhe të qytetarëve dhe një qeveri më të mirë.

“ Do të marrim përgjegjësi për qeverisje, për një qeveri më të mirë, për të mirën e qytetarëve ”, ka thënë Haradinaj, raporton koha.net.

Ai ka thënë se është ofruar me qeverinë për të marrë përgjegjësi të reja dhe për të kryer më mirë detyrat që i shtrohen përpara.

“ Jemi ofru me qeverinë që të marrim përgjegjësi të reja. Bashkohem për një nisje të re. Kemi shumë punë para vetes por edhe shumë mundësi ”, u shpreh Haradinaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›