E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1; Ministria e Shëndetësisë: Jemi në dijeni për mostrat



Ministria e Shëndetësisë ka reaguar dje ndaj lajmit se ky institucion nuk ishte në dijeni për mostrat e dërguara në Rumani, duke e përgënjeshtruar këtë lajm. “Jemi të detyruar të informojmë se Ministria e Shëndetësisë ka marrë përgjigje për 50 mostrat e fundit të analizuara në laboratorin e Bukureshtit në Rumani, dy ditë më parë. Nga përgjigjja ka rezultuar se asnjë person nga të gjitha këto mostra të dërguara nuk rezulton i prekur nga virusi”, - bëri të ditur ministria, me anë të një njoftimi për shtyp. “Pra çdo lajm, për mosdijen e Ministrisë së Shëndetësisë është i gabuar dhe i pavërtetë. Situata konfirmohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga përfaqësuesi i saj në vendin tonë, z. Anshu Banerjee, por njëkohësisht edhe nga komiteti kombëtar i ekspertëve”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›