AH1N1, Serbia shpall epideminë e gripit të derrit. 7 të vdekur
BEOGRAD-Serbia shpalli sot epidemi të gripit të ri A/H1N1. Masa e parë në luftën kundër epidemisë është vaksinimi urgjent i tre milionë njerëzve, si dhe kujdestaria e përforcuar e mjekëve.
Këtë e bëri të ditur sot per mediat ministri serb i Shëndetësisë, Tomica Millosavlevic.
Ministria e Shëndetësisë serbe publikon shifrat mbi përhapjen e virusit. Bëhet fjalë për 7 të vdekur dhe 258 raste të vërtetuara. Vetëem në fillim të muajit nëntor janë regjistruar 130 raste të infektuara me AH1N1 dhe dy vjekje
Shpallja e epidemisë së gripit të derrave A H1N1, nënkupton mes tjerash që në Serbi tashmë mbikqyrja do të jetë e jashtëzakonshme. Do të ketë ndalim të grumbullimit më shumicë të njerezve në vende publike, përfshirë shkollat dhe institucionet parashkollore.
Por, ministri bëri të ditur se për mbylljen e shkollave dhe çerdheve do të vendosin institutet për shëndet publik. Epidemiologët këshillojnë se vetë shpallja e pandemisë nuk ndryshon dukshëm rrethanat në vend, ndërsa masat do të zbatohen vetëm atje ku është e domosdoshme.
Deri tani në Serbi janë hstruar ne spital 443 persona me simptome të gripit të ri, ndërsa virusi është konfirmuar te 261 persona. Por jozyrtarisht vlerësohet se janë rreth dhjetë mijë të sëmurë. Njoftohet se shumica prej të infektuarve kanë qënë jashtë vendit.
(d.b/BalkanWeb)