Mal i Zi, Gjukanovic: Qëndrimi serb ndaj Kosovës, iracional
PODGORICE-Kundërshtimi i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës është “iracional”, sepse nuk mund ta kthejë prapë atë, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në një intervistë për të përditshmen “Politika”. Gjukanovic ka theksuar se Podgorica për një kohë të gjatë e ka konsideruar pavarësinë e Kosovës si “të sigurtë.
“Ne nuk kemi ndërmend që ta bindim Serbinë se qëndrimi ynë është i drejtë, por ne nuk jemi hipokritë që ta fshehim qëndrimin tonë se pozicioni i Serbisë është politikisht iracional”, ka thënë Gjukanovic për të përditshmen serbe “Politika”.
Kreu i ekzekutivit malazez ka shtuar se pavarësia e Kosovës “është bërë zyrtarisht e pakthyeshme” edhe për shkak të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera me ndikim brenda Bashkimit Evropian.
Gjukanovic gjithashtu i ka bërë thirrje Beogradit të mos lejojë që marrëdhëniet mes dy vendeve “të mbeten nën hijen e Kosovës”.
(d.b/BalkanWeb)