Shamku: Greva e urisë së studentëve, turpi i Berishës
TIRANE- Partia Socialiste reagon në mbështetje të studentëve grevistë të Falutetit Ekonomik Agrobiznes në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Deputetja socialiste Ledi Shamku në një prononcim për median akuzoi kryeministrin Berisha si përgjegjës për situatën.
“Sot Sali Berisha duhet të hapë gojën e t'u thotë atyre djemve e vajzave çfarë do të bëjë për të trajtuar logjikshëm shqetësimin e tyre, përpara se të jetë vonë. Sot Sali Berisha duhet madje të kërkojë falje pse i la gjërat të vijnë derikëtu, përpara se të jetë vonë. Përpara se të jetë vonë Sali Berisha duhet të vijë në vete dhe kuptojë se ai nuk mund të sillet si një njerk harbut me fëmijët e Shqipërisë që nuk quhen Argita apo Shkëlzen.”
Studentët e fakultetit Ekonomik Agrobiznes në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë sot në ditën e 8-të të grevës së urisë. Stundentë të tjerë kanë bllokuar hyrjen në Fakultet duke pezulluar dhe mësimin gjatë paradites së sotme. Ata kërkojnë të vazhdojnë studimet e masterit të nivelit të dytë pavarësisht mesatares
(s.g/BalkanWeb)