A/H1N1, edhe një dozë e vogel e vaksinës, e efektshme tek foshnjat
MELBURN-Një studim i ri nga Australi propozon se dhe një dozë e vetme (15 mg) e vaksinës kundër gripit të derrit mund të japë efekte dhe të mbroje trupin e foshnjave dhe fëmijëve. Doza 15mg dose e vaksinës kundër gripit sipas studimit të ri ka dhënë efekt 90% të fëmijëve, ndryshe ku në SHBA përdoret dyfish Studimi i pranishëm është iniciuar nga një ekip i hulumtimit të udhëhequr nga Terry Nolan, një virologist në Shkollën e popullsisë Shëndetësisë në Universitetin e Melburnit, dhe u mbështet nga prodhuesi australian i vaksinave, CSL Ltd. Dr Anthony Fiore i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë: "Ky është një lajm i madh për fëmijët, duke përfshirë këtu edhe ata më të vegjlit fare që i përgjigjen pozivitisht dozës së vogël. Kjo është me të vërtetë më mirë nga sa ne kishim shpresuar. " Ekipi kërkimor ka analizuar 370 foshnja të shëndetshme dhe fëmijët nën moshën 9 vjec. Subjektet e studimit u ndanë në dy grupe për të të vëzhduar të dyja rastet e dozave. Ndërkohë që një grupi i është dhënë një dozë 15 microgram e një vaksine të prodhuar nga Biotherapies CSL, grupi i dytë ka marrë një dozë 30 microgram të së njëjtës vaksinë. Një dozë e dytë e vaksinës u është dhënë gjithë fëmijëve të dy grupeve pas tre javësh. Pasi u vazhduan u vu re se pas dozës së parë të vaksinës, 92% e fëmijëve të cilët kanë marrë doza 15mg u zhvillua një imunitet i mbrojtur edhe kundër virusit të gripit të derrit, dhe pasi u është dhënë doza e dytë, gjithë grupi arriti të mbrohej plotësisht kundër virusit të gripit. Rezultatet ishin të njëjta me grupin që mori 30mg dozë të vaksinës, dhe nuk pati asnë efekt anësor tek fëmijët. Shkencëtarët australianë rekomandojnë që fëmijët të marrin dy doza të ndara vaksinash, një që përgatit imunitetin e trupit të luftojë kundër pandemisë dhe e dyta që prodhon imunitet të plotë tek fëmija. (d.b/BalkanWeb)