Një tërmet 5.4 ballë bie në Detin Mesdhe
STAMBOLL - Një tërmet me intensitet 5.4 ballë i shkallës Rihter goditi sot në mëngjes rajonin e Detit Mesdhe. Observatori i Stambollit njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 8:30, rreth 30 kilometra në thellësi të detit midis Antalias dhe Qipros. Tronditjet zgjatën dhjetë sekonda dhe u ndjenë në Antalia, Mersin, në të gjitha zonat bregdetare që lagen nga Detit Mesdhe dhe në tërë territorin e ishullit Qipro. Nuk ka të dhëna për viktima ose për dëme materiale. (d.b/BalkanWeb)