E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1, konfirmohen 4 raste të reja, numri shkon në 20 të prekur

TIRANË - ISHP-ja deklaron se numri i të prekurve nga gripi i derrave në vend shkon në 20 persona, pas katër rasteve të konfirmuara sot nga Laboratori i Referencës për Evropën Juglindore në Bukuresht. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, tha në një prononcim për mediat se "nga 5 raste të dyshuara që u dërguan për t'u analizuar në laboratorin e Bukureshtit, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitive". ISHP ka analizuar deri tani 440 mostra në gjithë vendin. Numri më i madh i mostrave është marrë në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, 223 të tilla, në Spitalin Pediatrik në QSUT janë marrë 59 mostra dhe 34 nga Poliklinikat në Tiranë, etj. Mostrat janë marrë kryesisht nga grupmoshat 25 - 44 vjeç. Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, pjesë e rrjetit evropian të survejancës së gripit, analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›