AH1N1, mjekët do vaksinohen të parët
TIRANE- Punonjësit e shëndetësisë do të jenë personat e parë që do të marrin vaksinën ndaj virusit AH1N1. Zv ministri i Shëndetësisë informoi sot për vendimin që është marrë dje nga kjo ministri gjatë një mbledhjeje për situatën e gripit të derrit në vendin tonë. Sipas zv.minisrit Bardhi Spahiu bluzat e bardha janë më të rrezikuarat ndaj dhe do të vaksinohen të parët.
“Kategoria e parë e cila do të përfshihet në vaksinim do të jenë punonjësit e Shëndetësor. Këto persona kanë probalitetin më të madh për tu prekur nga gripi i derrit.”- deklaroi sot në një konferencë për shtyp zoti Spahiu.
Vaksina pritet të mbërrijë se shpejti në Shqipëri, ndërkohë numri i të prekurve nga virusi A/H1N1 në vendin tonë ka shkuar në 44. Vetëm për muajin shtator- tetor u identifikuan 9 raste të reja. Të gjitha rastet kanë patur shenja të lehta dhe janë trajtuar në kryesisht në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
(s.g/balkanWeb)