E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola kunder medieve: "Barcelona, me e forte se vjet"

Spanje- Trajneri spanjoll i kampioneve te Evropes, Pep Guardiola, i eshte pergjigjur kritikave qe kane ardhur ne drejtim te skuadres pas dy barazimeve radhazi ne kampionat kunder Osasunes dhe ne "Champions League", ndaj ruseve te Rubin Kazan. Kampionet e 5-fishte te sezonit te kaluar, jane kritikuar nga media te ndryshme per formen e tyre dhe nje tjeter fytyre te shfaqur kete sezon, me gjithe emrat dhe talentet e medhenj ne perberje te skuadres. Guardiola ka thene se skuadra e tij eshte me e forte se vjet dhe kete e mbeshtet ne lojen qe eshte zhvilluar ne fushe gjate ketyre dy muajve. "Perkundrazi, ne shume aspekte jemi me mire ne krahasim me vitin e kaluar",-tha trajneri spanjoll per gazeten spanjolle "Sport". Me tej ai i eshte rikthyer sfidave te ardhshme. "Nese nuk kalojme grupin ne "Champions", atehere eshte faji yne, por nese kualifikohemi, kjo na ben me te forte", ka thene Pep. Gjithashtu, katalanasit kane shenuar vetem tre gola ne kater ndeshjet e fundit ne transferte, dy prej te cileve ndaj Cultural Leonesa ne Kupen e Mbretit. "Golat do te vijne", perfundoi Guardiola.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›