Hijet e Calciopolit, radha e gjyqtareve
ROME- Deklarata te tjera shokuese ne lidhje me skandalin e Calciopolit, qe perfshiu futbollin italian ne vitin 2006. "Goglat e perdorura per shortet arbitrale ishin te vjetra, te perdorura dhe te ngjyrosura, sidomos ne sezonin 2004-2005", ka deklaruar ne deshmine e tij para prokuroreve ne Gjykaten e Napolit, Manfredi Martino, ne ate kohe sekretar i Komisionit te Arbitrave. "Gjate zgjedhjes se arbitrit te ndeshjes Milan-Juventus, qe ishte decizive per ate kampionat, dicka nuk shkoi ashtu sic duhej", ka shtuar ai. I vene disi nen presion nga prokurori i ceshtjes Xhuzepe Narduci, Martino ka deshmuar se ate dite ndodhen disa gjera te dyshimta. "Pati nje kollitje te cuditshme te dizenjatorit Bergamo, kur gazetari i ngarkuar per te hedhur shortin, zgjodhi goglen e verdhe nga vazoja e arbitrave", deklaroi ai. Nderkohe, ish-dizenjatori i gjyqtareve Paolo Bergamo, i pranishem ne sallen e gjyqit, ka mohuar vertetesine e ketyre deklaratave.