Burg pa afat për Taçin, gjykata nuk pranon garancinë pasurore

Ka përfunduar seanca gjyqësore për biznesmenin Rezart Taçi i cili akuzohet për dhunimin e gazetarit Mero Baze.
Gjykata e Tiranës i ka komunikuar Taçit masën e sigurisë burg pa afat. Gjykata nuk pranoi garancinë pasurore prej 100 mijë euro të Rezart Taçit duke e lënë atë në qeli. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Dy ditë më parë presidenti i kompanisë Taçi Oil, Rezart Taçi është vetëdorëzuar në ambjentet e drejtorisë së policisë së Tiranës. Ai akuzohet se më datë 3 nëntor bashkë me rojet e tij kanë goditur gazetarin dhe botuesin e gazetës "Tema" Mero Baze.