A/H1N1 në Maqedoni, shkon në 23 numri i viktimave
SHKUP- Gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë të moshës 45 dhe 42 vjeç gjetën vdekjen nga virusi A/H1N1 në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Me dy rastet e fundit, numri i të vdekurve ka arritur në 23. Megjithatë autoritetet shëndetësore theksojnë se edhe pas këtyre zhvillimeve, interesimi për të marrë vaksinën kundër gripit është tejet i vogël. Deri tani janë vaksinuar kundër gripit të derrave rreth 2000 persona, ose vetëm një % e popullsisë. Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani bën thirrje që qytetarët ti përgjigjen ftesës për vaksinim kundër gripit A /H1N1. (e.n/ina/BalkanWeb)