Greqi, moti i keq shkakton probleme
ATHINë- Erërat tepër të fuqishme gjatë fundjavës së parë të këtij viti shkaktuan probleme të shumta në qarkullimin detar në Greqi, që çoi deri në bllokimin e tyre, njoftoi sot media greke. Për shkak të erërave të shpejtësive jonormale, një numër i madh anijesh mbetën në porte, ndërsa një traget me 80 udhëtarë, të cilët shkonini nga Rodosi në Pire, pati një goditje në port, por pa probleme. Meteorologët parashikojnë qetësimin e erërave, por edhe krijimin e akullit në rrugët e pjesës kontinentale të vendit si rezultat i uljes së temperaturave.(m.a/mia/BalkanWeb)