E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, nis nesër shpërndarja e vaksinave

Ditën e martë nis vaksinimi për të gjitha ata persona që duan të bëjnë vaksinën kundër gripit të derrit. Sipas drejtorit të institutit të shëndetit publik, Alban Ylli është duke u përpunuar lista e personave që do të vaksinohen të parët. Megjithatë grupet që do të kenë prioritete janë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit e sëmurë kronikë. Gjithashtu ndër të parët do vaksionehen edhe mjekët së bashku me punonjësit e spitaleve.
Vaksina nuk duhet të bëhet nga fëmijet të cilëve u bën reaksion veza. Gjithashtu këta fëmijë do të bëjnë vetem gjysmën e dozës së vaksinës. Për momentin ne vendin tonë ka ardhur një kontigjentë prej 10.000 vaksinash, shumë shpejtë pritet të vijë edhe kontingjenti tjetër prej 15.000 vaksinash. Aktualisht në Shqipëri janë rreth 340 te prekur nga gripi i derrit ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të gipit të derrit ka shkuar në 6.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›