Sondazhi, pas sulmit rritet popullariteti i Berlusconit
Sipas një sondazhi të publikuar së fudmi, popullariteti i kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, është rritur në Itali, dhe e kaloi kufirin e 50 përqindëshit pas sulmit që shkaktoi një valë simpatie ndaj tij. Madje edhe votuesit kundërshtarë kanë shprehur simpatinë e tyre ndaj numrit një të ekzekutivit italian. 73 vjeçari Silvio Berlusconi, u godit në Milano, të dielën e kaluar nga person që trajtohej prej vitesh për probleme mendore. Një sondazh i kryer nga ISPO dhe i botuar në gazetën italiane ''Corriere della Sera'' tregoi se sulmi kishte rritur popullaritatin e Berlusconit në 55,9 për qind nga 48,6 që ishte në mes të nëntorit.
Sulmi i 13 dhjetorit kundër Berlusconit tronditi shumë qytetarë italianë dhe hodhi dyshime për rikthimin e viteve të errëta të dhunës politike që përfshiu vendin gjatë viteve '70-'80. Ndërkaq kreu i ekzekutivit ka deklaruar se do të "ecë përpara për të mirën e vendit". Këtë mesazh ai e ka lancuar gjatë manifestimit të solidaritetit në sheshin Brà në Verona, një javë pas agresionit që pësoi në Milano. "Manifestimet e solidaritetit për mua", ka thënë Berlusconi, "më japin një shtysë më të madhe për të vazhduar përpara dhe për të vijuar më impenjimin maksimal për të mirën e vendit. Jam i prekur"