A/H1N1, shënohet viktima e 8-të, vdes një grua nga Tirana
TIRANE-Virusi A/H1N1 po vijon të godasë për vdekje në Shqipëri. Një tjetër viktimë është sot, duke cuar në 8, numrin e të vdekurve nga virusi i tmerrshëm. Burime nga Qëndra Spitalore Univeristare (QSUT) bënë të ditur se viktima e sotme është një 55 vjecare nga Tirana dhe ishte shtruar vetëm dje në spitalin infektiv. Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Mjekët thanë se pacientja ka mbërritur dje në spitalin infektiv dhe në gjendje shumë të rëndë për shkak të temperaturës së lartë. Sipas bluzave të bardha shkak për vdekjen ka qënë gripi që ka rënduar gjendjen e të sëmurës me diabet dhe hypertension. Por, gjithsesi mjekët pohojnë se dhe vonesa e shtrimit të gruas në spital mund të jetë një nga arsyet e agravimit të sëmundjes. Dhjetori, muaji i viktimave Muaji Dhjetor po shënon numrin më të madh të të prekurve nga virusi i gripit A/H1N1 dhe ka rritur edhe numrin e viktimave. Viktima e sotme është e teta, kur e shtata u shënua vetëm 2 ditë më parë, në datën 23 Dhjetor në QSUT. Viktima e shtatë nga virusi A/H1N1 ishte një 25 vjecar tetraplegjik nga qyteti i Korcës, i cili prej disa ditësh ishte prekur nga gripi i derrit. Brenda Dhjetorit është shënuar gjtihashtu vdekja e një 18 vjecare shtatzënë e infektuar me virusin e gripit të derrit, e cila ndërroi jetë në muajin e 8 të shtazënisë. Mjekët pohojnë se gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike janë të më riskuarit për jetën nga ky virus. Dhe viktimat e tjera të shënuara nga gripi I derrit kanë qënë më parë të diagnostikuara nga sëmundje të rënda si zemra e mushkritë. Deri më 22 dhjetor numri i personave zyrtarisht të infektuar në vendin tonë kap shifrën e rreth 400 personave, ndërsa shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në Tiranë. Të dhënat nga ISHP bëjnë me dije se janë marrë deri në datën 22 dhjetor 2500 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri më i madh i mostrave është marrë në grupmoshën 15 -24 vjeç ku dhe vihet re dhe numri më i madh i rasteve të konfirmuara. Ministria e Shëndetësisë saktëson se survejanca në të gjithë vendin është plotësuar me informacionin mbi shtrimet në të gjitha spitalet e vendit si dhe është përforcuar për zbulimin dhe monitorimin e rasteve me sëmundje të rëndë respiratore. Ndërkohë prej pak ditësh në Shqipëri ka nisur vaksinimi kundër gripit të derrit i stafit mjekësor dhe pritet të nisë vaksinimi i kategorive të tjera në rrisk. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që janë pjesë e këtyre kategorive të rriskuara dhe prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse vaksina nuk ka efekte të mëdha anësore. Viktimat ne BoteOrganizata Botërore për Shëndetësi (OBSH) njoftoi sot se nga gripi pandemik, sipas të dhënave të fundit, deri tani në botë kanë vdekur të paktën 11.516 persona. Kjo do të thotë se numri i vdekjeve nga gripi i ri, të konfirmuara zyrtarisht, krahasuar me raportin e fundit të OBSH, është rritur për gati 1000 persona, transmeton Reuters. (d.b/BalkanWeb)