E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, 27 mijë shqiptarë kthehen në atdhe brenda 24 orësh

TIRANE- Vazhdon fluksi i shqiptareve qe jetojne jashte shtetit dhe vijnë në Shqipëri për të festuar ndërrimin e viteve. Fluksi më i madh vihet re në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Burime nga dogana e Kakavijës bëjnë të ditur se ne 24 orët e fundit kanë kaluar kufirin rreth 13 mijë shtetas dhe mbi 3600 automjete. Informohet se po punohet me kapacitetet të plotë duke shmangur dhe pritjet e gjata. Duke parë fluksin e lartë, mesohet se Policia e Gjirokastrës ka shtuar gjithashtu kontrollet në akset nacionale për të evituar aksidentet dhe rëndimin e trafikut. Në Kapshticë në 24 orët e fundit kanë kaluar kufirin rreth 10 mijë shtetas dhe mbi 2500 automjete. Informohet se dhe në këtë pikë kufitare me Greqinë punohet me kapacitet të plotë në të dy kahet e kufirit dhe nuk ka radhë të gjata emigrantësh.Fluks ardhjesh edhe në portin e Durrësit. Gjatë natës janë ankoruar 3 tragete, nga të cilët kanë zbritur 4 mijë shtetas dhe 1300 automjete. Mësohet se deti i trazuar deri ne 8 balle ka shkaktuar vonesa për mberritjen e trageteve. E njejta situate edhe në Vlorë deti i trazuar 7 deri në 8 ballë jashtë gjirit ka shkaktuar vonesa mbërritjen e trageteve. Në mëngjes është ankoruar vetëm një traget me 500 persona dhe 150 automjete, pritet mbërritja e një tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, ndërsa trageti i tretë nuk është lejuar të niset për shkak të detit të trazuar.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›