E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: 11,5 mijë të vdekur nga A H1N1

OBSH bën të ditur nëpërmjet raportit se, vetëm javën e fundit kanë humbur jetën më shumë se 1 mijë të infektuar nga virusi vdekjeprurës. Ndërkohë që në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut po shënohet një rritje e të infektuarve me A(H1N1), në disa pjesë të Azisë po shënohet një ulje e përhapjes së tij.Gjithsesi, vdekjet si pasojë e gripit të derrave në Amerikën e Veriut kanë pësuar ulje të lehtë javën e fundit. Virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në Evropën Qendrore dhe atë Lindore.Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se edhe për një kohë të gjatë virusi A(H1N1) do të jetë shqetësimi kryesor.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›