E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru/ Rrëzohet autobusi, vdesin 40 persona

Një autobus që transportonte dhjetëra pasagjerë është rrëzuar në jug të Perusë, në zonën e quajtur Andes dhe për pasojë kanë humbur jetën të paktën 40 persona. Ngjarja ka ndodhur të enjten dhe ka lënë të plagosur edhe tetë persona të tjerë, saktësojnë burimet zyrtare vendase. Autobusi udhëtonte nga Arequipa për në Cuzco, dhe është rrëzuar në një greminë në afërsi të qytetit Chumbivilcas. Shumica e pasagjerëve ishin fermerë nga Quechua dhe biznesmenë që po udhëtonin për t'u kthyer në shtëpitë e tyre për festat e fundvitit. Pamjet filmike dhe fotot e realizuara nga fotografë të pranishëm në ngjarje, kanë paraqitur një pamje tronditëse me rrugë të përgjakur e trupat e pajeta të viktimave. Aksidentet rrugore, janë ta zakonshme ne autostradat dhe terrenet malore në Peru.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›