E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, të parët do të vaksinohen mjekët

Zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia u shpreh se sapo të mbërrijë vaksina kundër gripit të derrave në Shqipëri do nisë vaksinimi. Sipas tij të parët do jenë mjekët.
"Kategoria qe rrezikon me shume janë punonjësit e Shëndetësisë ndaj ata do te jene edhe te paret qe do te vaksinohen kundër këtij virusi", u shpreh ai.
Vaksina pritet të mbërrijë se shpejti në Shqipëri, por zyrtari i Shëndetësisë nuk tha datë se kur vijnë dozat e para. Ndërkohë numri i të prekurve nga virusi A/H1N1 në Shqipëri ka shkuar në 44.
MSH raportoi se për muajin shtator- tetor u identifikuan 9 raste të reja. Të gjitha rastet kanë pasur shenja të lehta dhe janë trajtuar në kryesisht në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›