E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi privat, kërkesë qeverisë për uljen e TVSH-së

Institucionet e arsimit privat në Shqipërii i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të heqë Tatimin e Vlerës së Shtuar për arsimin privat në afatet ligjore më të shpejta të mundshme. Kjo kërkesë është bëra gjatë një konferencëe të përbashkët ku u diskutua për nevojat dhe mbështëtjen që kërkon ky sektor. Në fjalën e tij Aleks Luarasi themeluesi i një ndër universiteteve të para private në Shqipëri theksoi se e kjo kërkesë bëhet duke u bazuar në sinqeritetin e angazhimin e qeverisë për arsimin privat.
Gjithashtu ata i kërkuan qeverisë shqiptare të nisë reformën e sistemit të financimit të arsimit me qëllim vendosjen e barazisë mes arsimit publik dhe atij privat.
Gjatë konferencës rëndësi iu vu faktit që të përmirësohet opinioni publik për arsimin privat gjë që do t'i jepte një garanci të plotë këtij sektori.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›