OBSH i druhet mutacionit të virusit, kërkon shtimin e vigjilencës
Specialistët japin këshilla për parandalimin e gripit të derrave. Organizata: Kujdes kur merren analizat, të kontrollohet nëse virusi ka pësuar mutacion
Vetëm pak javë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur valën e dytë të përhapjes së virusit pandemik A/H1N1. Tashmë në shumë vende gripi i derrave është rikthyer fuqishëm, duke shkaktuar jo vetëm të infektuar, por edhe viktima. E vënë në dijeni për situatën botërore, OBSH i druhet mutacionit që mund të pësojë ky virus. Në buletinin e saj të fundit, ajo paralajmëron për një përzierje të virusit H1N1 me gripin e shpendëve H5N1, duke sjellë kështu një kombinim të rrezikshëm. Për këtë, specialistët botërorë lëshojnë sërish thirrjen për shtimin e vigjilencës dhe rikujtimin e këshillave për mbrojtjen nga virusi A/H1N1.
Virusi
Si njerëzit, edhe derrat preken nga gripi (influenca virusi), por ky lloj virusi nuk është i njëjtë me ata të njerëzve, dhe shumë më rrallë na prek neve për shkak të kontaktit të rrallë me derrat. Por, shpërthimi i fundit i këtij virusi është më ndryshe, pasi ai ka pësuar disa ndryshime dhe është aftësuar të kalojë prej njeriut tek njeriu dhe jo vetëm nga derri te njeriu. Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, dhimbje koke. Shumica e njerëzve me grip të derrave kanë diarre dhe vjellje. Pothuajse secili me këtë grip i ka së paku dy nga këto simptoma. Por kjo nuk do të thotë se jeni prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje shkaktojnë këto shenja. I takon analizave laboratorike të vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër. Është sëmundje e organeve të frymëmarrjes të derrave e shkaktuar nga virusi i tipit A. Njerëzit, zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1.
Shenjat
Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.
Përhapja
Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.
Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit.
Personi i infektuar me virusin e gripit të derrave përhap sëmundjen tek personat e tjerë një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes dhe shtatë ditë pasi të jenë shfaqur shenjat e sëmundjes.
Mishi
Virusi i gripit të derrit nuk transmetohet në ushqim; nuk mund të infektohesh nga gripi i derrit duke ngrënë mishin ose produktet që kemi prej tij. Mishi mund të hahet i gatuar në mënyrë të kujdesshme, duke e gatuar në temperaturë 70-80 gradë. Viruset e gripit të derrit ashtu si dhe bakteret e viruset e gjallesave të tjera nuk u rezistojnë dot temperaturave të larta. Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit nga ana e mjekut. Terapia në fjalë është e suksesshme nëse merret sa më shpejt pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes.
Somario
Këshilla për të sëmurët
Pini sa më shumë lëngje!
Pushoni!
Merrni ushqim cilësor, me vitamina!
Masa për ta parandaluar
Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
Hidhe në vend të sigurt facoletën pas përdorimit.
Pastroji rregullisht duart me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pas kollës, teshtitjes dhe prekjes së gjësendeve.
Mos i prek sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.
Evitoni kontaktet me personat e sëmurë nga gripi.
Nëse sëmurësh me grip mos shko në punë, shkollë, hapësira publike, qëndro në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Infektohet macja
Virusi H1N1 prek edhe kafshët shtëpiake
Është hera e parë që një virus gripi ka infektuar edhe një mace. Është mace amerikane, jeton në Iowa bashkë me pronarët, të cilët i kanë kaluar sëmundjen. Teshtinte, ishte e përgjumur më shumë se normalja. Pas një konsulte me veterinerin, macja u dyshua forcërisht për ndonjë sëmundje, por pas marrjes së një mostre gjaku rezultoi pozitiv ndaj virusit të gripit H1N1. Mësohet se kjo nuk kishte ndodhur tek asnjë prej maceve të tjera. Deri tani viruset kanë prekur derra, shpendë, por jo macet. "Kontrollojeni macet tuaja dhe në rast se ajo tregon shenja të sëmundjes, atëherë vizitojeni!", - paralajmërojnë veterinerët amerikanë. Pas kësaj, kanë lindur edhe reagimet e para. Shumë persona kanë ngritur pyetje, të cilave u kanë dhënë përgjigje ekspertët.
Sa e vërtetë është fakti që gripi mund të prekë edhe macet?
Kur virusi del nga një rezervuar kafshësh, në këtë rast derri, realizon një kërcim nga llojet e tjera të dukshme në një dimension të rëndësishëm global dhe mund të ketë një sjellje të çuditshme që duhet të studiohen. "Ne e dinim se macet janë të ndjeshme ndaj viruseve të tilla si të gripit të shpendëve H5N1, por nuk mund mendonim se ato mund të infektoheshin nga njeriu", - thotë virologjia Ilaria Capua.
Cilat kafshë të tjera mund të sëmuren?
Virusi nuk është një sëmundje tipike e maceve, - sqaron Shoqata e Veterinarëve të Patologjive të Maceve Shtëpiake (AIVP). Macet sëmuren nga viruse të veçanta të frymëmarrjes. Kafshët shtëpiake që vuajnë viruset e përbashkëta si ato të njerëzve janë kuajt, derrat dhe shpendët. Macet konsiderohen një vizitor sporadik, edhe në qoftë se ka receptor për viruset e gripit. Është “një rast i jashtëzakonshëm, pa dokumente, edhe pse kjo nuk është e pakonceptueshme për pandemi që kanë ndodhur në të kaluarën”.
A mund të infektohet njeriu nga macet?
Jo, macja në këtë rast është një viktimë që vuan rrezikun e infektimit nga qeniet njerëzore. Pra, është e padëmshme, ajo nuk është burim i infeksionit për familjen me të cilën ajo jeton. Veterinerët rekomandojnë që njerëzit të alarmohen. Tani ne po shohim në qoftë se virusi H1N1 mund të transmetohet nga macja te macja. Sipas Shoqërisë Ndërkombëtare për Sëmundjet Infektive, "ka arsye për të besuar se macet mund të jenë një makinë e infeksionit."