Aksident në aksin Fier-Patos, 2 të vdekur
FIER- Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërsa është plagosur shoferi i kreut të Bashkisë së Patosit. Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme te kthesa e portëzës kur mjeti tip benz me targë MK 41 05 që udhëtonte nga Patosi drejt Fierit u përplas me fuoristradën me targë Tirane 46 82 A që udhëtontë në drejtim të kundërt. Për pasojë kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në mjetin tip benz Karafil Karafili dhe tjetri ende i paidentifikuar, ndërsa është plagosur Agim Laze.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin. Në bazë të hetimeve papraprake mendohet se shkaku i aksidentit ka qënë parakalimi i gabuar i benzit që udhetontë nga Patosi në drejtim të Fierit.
(m.a/News24/BalkanWeb)