Turizmi dentar/Vera, stina e artë për dentistët

Vera nuk është vetëm sezoni i pushimeve për emigrantët, por edhe stina që ata përfitojnë për të kuruar dhëmbët e tyre. Duke qenë se Shqipëria ofron tarifat më të ulëta të këtij shërbimi në Europë dhe botë, jo vetëm të ikurit nga vendi ynë, por edhe të huajt, përzgjedhin Shqipërinë për të pushuar dhe mjekuar sëmundjet dentare.
Sipas mjekut stomatolog Vladimir Mboqe, shërbimi dentar në Shqipëri ofron tarifa jashtëzakonisht të ulëta, sidomos po t'i krahasosh ato me perëndimin. Madje kursimi për të ardhur deri këtu vlen sa një palë pushime e bashkë me to edhe kurimin e dhëmbëve.
Edhe pse vlerësohet se Shqipëria ka tarifat më të ulëta të shërbimit dentar, qytetarët nuk i kushtojnë sa duhet rëndësi shëndetit të gojës. Mjekët dentarë thonë se kultura shëndetësore është aq e ulët në këtë drejtim sa shumica e pacientëve drejtohen nëpër klinika vetëm kur kanë dhimbje.