E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1/Ka rritje,situata jo alarmante

Megjithëse virusi A/H1N1 vazhdon të përhapet me hapa galopantë në mbarë botën, ministria e Shëndëtësisë përsërit se gjendja nuk është alarmante megjithëse kemi një rritje të përditshme të personave të prekur me gripin e derrit. Vetëm në fundjave janë shtruar në spitalin infektiv 12 persona të dyshuar sit ë prekur nga virusi A/H1N1. Sipas burimeve pranë spitalit infektiv vetëm këto dy ditë janë paraqitur për visit rreth 92 persona nga të cilët vetëm 8 janë shtruar në spital, pasi dyshohen si të prekur me virusin AH1N1, pasi të tjerët kanë rezultuar me influencë stinore dhe me infeksione të ndryshme të rrugëve respiratore. Ndërkohë numri i personave të prekur nga gripi derrit ka shkuar në 198 persona. Ajo që këshillohet nga mjekët është se nëse kemi shenja si temperaturë këputje djerrsitje etj, duhet të shkoni menjëherë për t'u këshilluar me mjekun e familjes. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë është duke pritur për ardhjen e vaksinës së gripit të derrit e cila është thënë se do të vijë në fund të muajit nëntor dhe në fillim të muajit dhjetor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›