E Diel, 1 Nëntor 2026

Varri i mbretit Zog/ Media e huaj: Ku prehen varret më të famshme

Në një kohë kur Shqipëria dhe qeveria shqiptare ka marrë inisiativën për tërheqjen e eshtrave të të gjithë personaliteteve shqiptarë që prehen jashtë vendit, varri i ish-mbretit shqiptar Ahmet Zogu renditet në listen e varreve të personaliteteve më të mëdhenj të botës. Një magjepsje e semurë,një investigim i varreve dhe varrezave më të mëdha. Kjo ka qënë ideja e një organizate të huaj e cila ka publikuar varrezat më të mëdha të botës vende ku prehen njerëz që kanë lënë gjurmë në historinë e saj. Ajo që bie në sy në këtë publikim është edhe varri i ish mbretit shqiptar Ahmet Zogu i cili ndodhet në varrezat Thias pranë kryeqytetit francez Paris. Në blogun e kësaj organizate janë investiguar edhe varret e udhëheqësave të mëdha shtetesh siç janë: varri i Uilliam Houard Taft ishte presidenti i 27 i Shteteve të Bashkuara dhe më vonë Shefi i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara në Grove Spring varreza e dytë më e madhe në Amerikë. Arkivoli i perandorit meksikan Maksimilianus, një dhomë e nëndheshme perandorake në Vienë ,Varri i princeshës Elisabet të Suedisë në katedralen Stangash në Suedi, Tyrbja e Frederikut të parë Duke e Baden dhe Dukeshës Louise në Karlsruhe të Gjermanisë si dhe shumë të tjerë .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›