E Diel, 1 Nëntor 2026

AI: Greqia të mostrajtojë emigrantëtsi kriminelë

ATHINE- Amnesty International i ka bërë thirrje Greqisë të ndalojë së trajtuari emigrantët e paligjshëm si kriminelë dhe ti japë fund burgosjes së tyre. Në një raport të organizatës shprehet shqetësim vecnërisht për fëmijët që përfundojnë në qendrat e paraburgimit.

Sipas Amnesty International, Greqia është porta kryesore për në Europë për emigrantët dhe refugjatët ekonomikë.

Drejtori i programit të Amnesty International për Europën dhe Azinë qendrore tha se azilkërkuesit dhe emigrantët e jashtëligjshëm trajtohen si kriminelë dhe autoritet greke shkelin të drejtat e tyre. Këtë e dëshmon gjendja në qendrën e paraburgimit në Avlona në veri të Greqisë, e destinuar për të strehuar kriminelët e rinj por që në të vërtetë në të ndodhen 360 djem që kanë udhëtuar vetëm nga Sudani, Iraku, Afganistani apo Somalia.

Vec kësaj, në raport Greqia akuzohet se ka ndihmuar CIA-n në transportimin e të dyshuarve për terrorizëm. Sipas Amnesty International, territori grek është përdorur në 64 raste , ndaj organizata ka kërkuar nga parlamenti grek që të hetojë nëse aeroportet vendase janë përdorur në operacionet e CIA-s.

Amnesty International ka theksuar se në mungesën e bashkëpunimit për këtë cështje, autoritetet greke kanë injoruar edhe rezolutat përkatëse të Parlamentit Europian dhe raportit të Këshillit të Europës.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›