Reforma zgjedhoreMeta: Të respektojërregullat e demokracisë
TIRANE- Në kohën kur klasa politike ende nuk po gjen gjuhën e konsensusit për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, realizimi i një reforme gjithëpërfshirëse është e domosdoshme për mos kontestimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Sipas zv.kryeministrit, Ilir Meta është e domosdoshme realizimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore e cila duhet të respektojë rregullat e demokracisë.
“Mosmarrëveshjet që kanë rezultuar pas zgjedhjeve për shkak të pakënaqësive i ka vuajtur dhe i vuan e gjithë shoqëria shqiptare. Ndaj është koha për një proces sa më gjithëpërfshirës, është koha që dhe ky aksion qytetar të luajë një rol sa më esencial për të krijuar gjithë klimën e domosdoshme që të kemi një reformë e cila diskuton cdo opsion dhe LSI-ja është e hapur pa asnjë lloj paragjykimi” u shpreh Meta.
Për kreun e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, procesi i reformës zgjedhore duhet të shkojë paralelisht me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, esenciale për një reformë zgjedhore të mirëfilltë.
“Procesi i reformës zgjedhore duhet të shkojë paralelisht me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Nuk duhet harruar që pa transparencën e procesit zgjedhor ne nuk do të kemi një reformë zgjedhore të plotë dhe të saktë. Njëkohësisht duhet të marrim të gjitha masat që reforma zgjedhore që do të bëjmë të gjithë sëbashku, të jetë vërtet gjithëpërfshirëse.” theksoi Milo.
Këto deklarata u bënë gjatë një tryeze të organizuar nga ish kreu i KQZ-së, Kristaq Kume me temë “Aksioni qytetar për reformën zgjedhore”.
(e.n/news24/BalkanWeb)