E Diel, 1 Nëntor 2026

AI, KH dhe 12 organizata të të drejtave, apel shtetit shqiptar: Zgjidhje urgjente, problemit të romëve

Organizata shqiptare dhe nderkombetare kane kerkuar njeherazi sot te zgjidhet me urgjence problemi i romeve te debuar qe jane strehuar ne zyrat e Avokatit te Popullit. Duke mbeshtetur institucionin e Avokatit te Popullit, keto organizata i kane bere sot apel urgjent organeve lokale dhe qendrore te pushtetit ne Shqiperi te kryejne shpejt detyrimet ligjore karshi qytetareve.

Amnesty International, Komiteti i Helsinkit dhe se paku 12 organizata te tjera per mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut, kane leshuar gjate pasdites se sotme deklarata te forta apelimi, per zgjidhje te menjehershme dhe jo te perkohshme te problemit.

Njëzet e pesë familjet rome jetonin pranë Liqenit Artificial. Shtatë prej tyre jetonin aty prej disa vitesh. Pjesa tjetër, 18 familje, erdhën aty kur banesat e tyre pranë Stacionit të Trenit u sulmuan nga persona jashtë komunitetit të tyre. Në atë kohë autoritetet nisën rinovimin e disa kazermave ushtarake për strehimin e tyre, por puna nuk ka nisur akoma. Por më 21 janar të këtij viti, këtyre familjeve u është thënë verbalisht se duhet të largohen. Tre ditë më vonë autoritetet erdhën aty dhe u kërkuan të largohen sepse do vinin ruspat. Sipas ligjeve ndërkombëtare, dëbimi nuk mund të bëhet pa pasur një vendbanim. Për më tepër dëbimet nuk duhen bërë në dimër – shkruhet ne deklaraten e Amnesty International.

“..Organizatat nënshkruese të kësaj deklarate, përveçse mbështetjes së hapave të ndërmarrë nga institucioni i Avokatit të Popullit, i bëjnë thirrje Bashkisë Tiranë, si edhe të gjitha institucioneve përgjegjëse në nivel vendor e qendror të gjejnë një zgjidhje të menjëherëshme dhe të qëndrueshme për këto familje, pasi cënohet jeta e 59 personave, nga të cilët 37 janë fëmijë, – thote deklarata e 12 organizatave

“..Mbështesim interesimin e menjëhershëm të Avokatit të Popullit, ndërhyrjet e tij pranë autoriteteve publike, si dhe vëmendjen e veçantë të tij për këtë komunitet. KSHH, përsëri, i bën thirrje institucioneve shtetërore përkatëse që me urgjencë të marrin masa për strehimin e komuniteteve Rome, duke e zgjidhur këtë nevojë jetike të tyre shpejt, në mënyrë të përshtatshme dhe përfundimtare. Lënia e tyre në kushtet aktuale përbën trajtim çnjerëzor, degradues dhe diskriminues, domethënë një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, – thuhet ne deklaraten e Komitetit te Helsinkit

*****

Romët te AP: Vuajmë ndasi racore. Totozani: Jo, zgjidhjeve të përkohshme, s’ka raca, ka njerëz

Avokati i Popullit, Igli Totozani, u ka premtuar sot familjeve rome se institucioni që ai drejton do të punojë me prioritet për zgjidhjen dinjitoze të problemeve që shqetësojnë këtë komunitet.

Pas strehimit të 8 familjeve rome 3 ditë më parë të institucioni i Avokatit të Popullit, të tjera familje kane shkuar sot tek Avokati. Kemi ardhur për problemet tona qe vijojne prej vitesh. Të mos bëhen dallime race. Avokati i Popullit është i vetmi institucion që nuk na ka përzënë, por na ka hapur dyert, – tha perfaqesuesi i tyre.

Po punojmë me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrine e Punes. Do trajtojme edhe emergjencen e 8 familjeve pa strehe qe kemi brenda zyrave, edhe  problemet e tjera  që ju paraqesni sot dhe qe ekzistojne prej vitesh. Une nuk njoh raca, nuk ka raca, ka njerez, u pergjigj Totozani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›