E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, festohet 21 vjetori i krijimit të degës së PD

03-02-2012 / Gazeta 55

I pranishëm në ceremoni ministri Olldashi dhe deputetë të Fierit


Dega e Fierit festoi 21 vjetorin e krijimit të saj. Ceremonia festive u shoqërua me fjalën e deputetëve të Qarkut të Fierit, Sokol Olldashi, Vasillaq Ngresi dhe kryetarit të PD-së së Fierit, Ferdinand Murati. Të pranishëm ishin edhe deputetët Enkelejd Alibeaj, Fatos Beja dhe të tjerë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe themeluesit e nismëtarët e krijimit të kësaj force politike në Fier. Me këtë rast u shfaq një dokumentar që pasqyronte ditën e parë të themelimit të Partisë Demokratike në Fier si dhe zhvillimet e vrullshme që i paraprinë kësaj ngjarje. Në këtë përvjetor demokratët e Fierit përkujtuan arritjet si dhe u zotuan për më shumë në kuadër të zgjedhjeve të vitit 2013.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›