A.I Kërkon arrestimin e Bushit

Pritet që ish-presidenti Bush së shpejti të vizitojë Afrikën, si pjesë të fushatës për rritjen e vetëdijes për sëmundjen e kancerit në rajon.
Gjatë dy mandate të tij presidenciale, gjatë periudhës mes vitit 2001 dhe 2009, Bush lejoi aplikimin e metodave të ndryshme të hetimit, përfshirë këtu edhe simulimin e mbytjes me ujë, të cilat Amnesty International dhe organizatat e tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i konsiderojnë si torturime.
Me Ligjin Ndërkombëtar parashikohet se nuk mund të ketë vendstrehim për ata që janë përgjegjës për torturë.
Etiopia, Tanzania dhe Zambia duhet të shfrytëzojnë rastin dhe të përmbushin obligimet e tyre, duke ia hequr imunitetin ish-presidentit Bush, theksoi këshilltari i lartë për çështje juridike në Amnesty International, Matt Pollard.