AI: Korea e Veriut mban 200 mijë të burgosur në kampe

Amensty International ka deklaruar se Korea Veriore mund t`i ketë zgjeruar kampet e punës për të mbajtur rreth 200.000 të burgosur në "kushte të tmerrshme".
Amnesty e hartoi raportin duke u bazuar në pamjet nga sateliti dhe dëshmitë e ish të burgosurve dhe rojeve të burgut.
Krahasimet e bëra me pamjet e mëparshme satelitore tregojnë "zgjerim të dukshëm të shkallës së kampeve", tha organizata për të drejtat e njeriut.