E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Vrasja e Bin Laden nje dite e mire per Ameriken

Presidenti amerikan, Barack Obama ka përshëndetur vdekjen e kreut të al-Kaides, Osama Bin Laden dhe e ka cilësuar si një "ditë të mirë për Amerikën". “Bota është një vend më i sigurtë pas vrasjes së Bin Ladenit”, tha Obama.

Themeluesi dhe udhëheqësi i Al-Kaides u vra në një sulm të forcave amerikane, në një kompleks në qytetin pakistanez të Abbottabad.
Bin Laden mendohet të jetë përgjegjësi kryesor për sulmet në Nju Jork dhe Uashington me 11 shtator 2001, si dhe për një numër të madh sulmesh vdekjeprurëse.

Bin Laden ishte njeriu më i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, por të dhënat e tij në listën e të kërkuarve tashmë janë përditësuar me një flamur të thjeshtë që tregon statusin e tij të tanishme: "I vdekur". Zyrtarët amerikanë thanë se Bin Ladenit u qëllua në kokë.
Me herët sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se bashkëpunimi me Pakistanin i çoi amerikanët drejt Bin Ladenit.
Në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton përgëzoi trupat amerikane.
SHBA nuk mundeni t’i mposhtni, por ju mund të bëni zgjidhjen tuaj, të braktisni Al-Kaiden- tha Clinton.

Më herët testet e ADN-së së kryer pas operacionit, vërtetuan se viktima ishte pikërisht Osama Bin Laden- bënë të ditur zyrtarët amerikanë.
Pas operacionit Bin Laden u varros në det, sipas një tradite të funeraleve myslimane. Zyrtarët e Pentagonit thane se trupi i Bin Laden, pas sulmit, u vendos në bordin e një aeroplanmbajtëse në veri të detit Arabik, dhe që aty u hodh në ujë.

Fotografitë e trupit të Bin Laden nuk janë bërë publike meqenëse sipas zyrtarëve amerikane ato kanë imazhe tepër të rënda për shikuesit.
Menjëherë pas ngjarjes SHBA kanë vënë ambasadat e tyre në mbarë botës, në një gjendje alarmi, pasi drejtori i CIA-s bëri thirrje për rritje të vigjilencës sepse me siguri, siç tha ai, Al-Kaida do të hakmerret për vrasjen e kreut të saj.

Ndërkaq zyrtarët amerikanë thanë se AL-Kaida edhe pse tashmë është dobësuar shumë ajo mbetet e rrezikshme.
Bin Laden shmangu forcat e SHBA dhe aleateve për gati një dekadë, pavarësisht shpërblimit me 25 milionë dollarë për kokën e tij të vendosur nga SHBA-të. Tre meshkuj të tjerë, mes tyre edhe një nga djemtë e Bin Laden, përfshirë edhe një grua, mbeten të vrarë gjatë sulmit në rezidencën e Bin Ladenit. Pas përhapjes së lajmit turma të tëra njerëzish u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë dhe festuan këtë lajm të madh jo vetëm për SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›