SHBA: Pakistani të japë shpjegime për Bin Ladenin

Shtetet e Bashkuara zotohen se do t`i "shkojnë deri në fund" për të parë nëse Pakistani i ka ndihmuar Osama bin Ladenit që të shmangë ndjekjen e tij përpara se të vritet nga forcat speciale amerikane.
Shefi kundër terrorizmit në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Brenan i bëri këto komente pavarësisht deklaratës së presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, i cili mohoi se Islamabadi ka strehuar liderin e Al Kaidës.
Shtëpia e Bardhë bëri publike edhe detaje të tjera lidhur me vrasjen e njeriut më të kërkuar në botë, përfshirë atë se Bin Ladeni ka qenë i pa armatosur kur ishte qëlluar të paktën një herë në kokë nga një komando amerikan.
Sekretari për shtyp i presidentit Barak Obama, Xhim Karnei, insistoi se lideri i Al Kaidës kishte rezistuar, megjithëse nuk tha se si, kur forcat amerikane kishin sulmuar vendbanimin e tij në veri të Islamabadit.