Liderët e Hamasit dhe Fatahut kremtojnë marrëveshjen
Presidenti i Autoritetit palestinez Mahmud Abas dhe lideri i Hamasit Halid Meshal do të marrin pjesë në ceremoninë në Kajro për të kremtuar marrëveshjen, e cila u hartua që t`i japë fund ndarjeve katër vjeçare ndërmjet dy fraksioneve më të mëdha, Hamasit dhe Fatahut.
Marrëveshjen e ndërmjetësoi javën e kaluar Egjipti.
Hamasi, i cili qeverisë në Rripin e Gazës, dhe Fatahu, që qeverisë në Bregun Perëndimor, shpresojnë se marrëveshja do të jetë kyçe për formimin përfundimtar të shtetit të pavarur palestinez.
Izraeli e ka denoncuar marrëveshjen, duke thënë se Fatahu duhet të zgjedhë ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.