Meksikë, 3 të vdekur nga shpërthimi në minierë
Tre persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të ngujuar dhe ekziston frika se kanë vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Meksikën veriore.
Minatorët humbën kontaktin me kolegët e tyre menjëherë pas shpërthimit që ndodhi në shtetin Kohuila afër Teksasit, ku puna nëpër miniera shihet si mënyrë për të mbijetuar në rajonin e varfër.