Krizë refugjatësh në kufirin Libi-Tunizi

Situata në kufirin e Libisë me Tunizinë ka arritur pikë kritike teksa dhjetëra mijëra të huaj largohen nga trazirat në vend, thekson Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Punonjësit e ndihmave nuk duken në gjendje për të përballuar këtë fluks, me shumë refugjatë të rinj që vijnë moment pas momenti.
Lideri libian, Muamar Gadafi theksoi për gazetarët perëndimorë se atë e do populli dhe mohoi te ketë pasur protesta në Tripoli.
Dëshmitarët thanë se forcat pro-Gadafit u munduan të rimarrin qytetet perëndimore të Zauiyas, Misaratas dhe Nalutit të hënën por nuk u lejuan nga kryengritësit me armë.