AI thirrje Shqiperise te veproje per mbrojtjen dhe respektimin e viktimave te dhunes ne familje

Organizata e njohur e te drejtave te njeriut Amnesty International i beri thirrje qeverise se Shqiperise te ndermarre veprime te shpejta per te siguruar mbrojtjen dhe respektimin e viktimave te dhunes ne familje.
Me ane te nje deklarate organizata i beri sot thirrje qeverise te zbatoje pa vonese rekomandimet e Avokatit te Popullit ne lidhje me masat per tu dhene fund abuzimeve ne Qendren Kombetare per Rehabilitimin e Viktimave te Dhunes ne Familje dhe per te permiresuar kushtet dhe trajtimin e grave te strehuar ne kete Qender.
Rekomandimet perfshijne shkarkimin e drejtoreshes se Qendres dhe masa te tjera per te siguruar mbrojtjen dhe respektin per viktimat e dhunes qe strehohen atje. Amnesty International thote se Qendra eshte themeluar me fonde publike dhe nderkombetare per te mbrojtur disa prej pjestareve me te rrezikuara te shoqerise shqiptare. Abuzimet qe jane zbuluar ne Qender thuhet ne deklarate nxjerrin ne pah nevojen e ngutshme per monitorimin e institucioneve publike dhe per emerimin e nje personeli me kualifikimet e nevojshme profesionale.