E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi bërthamor, Irani kërkon besimin e Perëndimit

TEHERAN- Perëndimi duhet të bëjë hapa konkrete për të vendosur besim në negociatat për programin bërthamor mes Iranit dhe grupit 5+1, deklaroi një negociator i lartë për programin bërthamor iranian pa dhënë shumë detaje, njoftoi sot media iraniane.

"Perëndimorët duhet të bëjnë hapa konkretë për t'i dhënë besim popullit iranian'', deklaroi Ali Bagheri, numri dy i ekipit të negociatorëve iranianë pas rikthimit të tij nga një turne në Kinë dhe në Rusi, anëtare të grupit 5+1 me SHBA-në, Francën, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

Bagheri theksoi se kishte zhvilluar bisedime serioze me zyrtarët kinezë dhe rusë për çështjen e programit bërthamor. Moska dhe Pekini premtuan një zgjidhje diplomatike dhe kundërshtojnë sanksionet ekonomike shtesë dhe të njëanshme kundër Iranit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›