E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI, thirrje për të ndaluar vrasjen e grave në Guatemalë

Amnesty International, në një deklaratë, u ka bërë thirrje autoriteteve në Guatemalë dhe disa vendeve të tjera të bëjnë më shumë për të ndaluar numrin e lartë të grave të vrara.
 

Gjithashtu organizata ka thënë se autorët e vrasjeve duhet të vihen përpara drejtësisë. Guatemala është një nga vendet më përqindjen më të lartë të vrasjeve në botë, dhe vetëm 4% e tyre përfundojnë më një dënim të suskesshëm.
 

Në vitin 2008 Guatemala miratoi një ligj, i cili fokusohet kryesisht në krimet ndaj grave, por Amnesty International ka thënë se ligji nuk gjen zbatim nga autoritetet në vend.
 

Që nga viti 2008 OKB dhe Komisioni Ndërkombëtar Kundër Diskriminimit kanë nisur një mbështetje për Sistemin e Drejtësisën në Guatemalë, në përpjekje për të ç`rrënjosur mentalitetin e rrënjosur thellë, të pandëshkueshmërisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›