Greqia po përballet me reshje të dendura bore

Greqia po përballet me reshje të dendura bore dhe shiu të cilat po shoqërohen me temperatura të ulta.
Meteorologët thanë se koha u përkëqësua gjatë pasdites, duke krijuar probleme në disa zona të vendit.
Meteorologët thanë se nuk përjashtojnë as mundësinë që gjatë ditës së sotme të shënohen reshje dëbore edhe në Athinë.
Ndërkaq temperaturat në Greqi lëvizin mes tre deri në tetë gradë Celsius.